Ai bleu një shtëpi të vjetër në Itali, çfarë i ndodhi më pas

schedule14:35 - 21 Qershor, 2021

schedule 14:35 - 21 Qershor, 2021

Nga Silvia Marchetti, CNN

Shtëpitë e lira në Itali vazhdojnë të joshin qindra persona, pavarësisht nga pandemia. Por çfarë ndodh pasi dikush merr përsipër një rrezik dhe investon në një shtëpi të shkatërruar madje në një qytet që ndodhet shumë larg?

Për Roy Patrick, një 67 vjeçar britanik,  fanatik i makinave dhe motoçikletave që bleu një shtëpi në fshatin malor verior të Carrega Ligure për rreth 16,500 dollarë, ka qenë një aventurë – jo pa fatkeqësi të tilla si një oxhak që ishte gati duke rënë apo dera e bllokuar.

 

 

Patrick, nga Oksfordi, bleu një shtëpi që pa rastësisht pasi ishte duke eksploruar malet në kufirin e rajoneve të Piemonte dhe Ligure të Italisë. Ai mbërriti në portin e Genova, takoi disa banorë që i treguan për mrekullitë e fshatit dhe kështu vendosi të vizitojë  vendin, raporton abcnews.al

Pasi vizitoi disa prona të vjetra, ai ra në dashuri me ndërtesën e shkollës së viteve 1930 dhe e bleu atë në 2017.

“Shtëpitë e tjera ishin të këndshme, por nuk kishin asgjë të veçantë,”, sipas Patrick. “Por kjo ishte e veçantë, pamja është unike: ju do të mahniteni nga mënyra se si dielli perëndon mbi male “. Është Arkadia ime personale, Nirvana ime, vendi terapeutik ”.

 

/

Shtëpia  ndodhet në lagjen e qetë të Connio, ku jetojnë vetëm 12 njerëz. Që nga momenti kur bleu shtëpinë, ai e ka vizituar shpesh madje edhe gjatë pandemisë. Ai ka një  biznes në Itali: blen edhe shet automjete të vjetra me tre rrota.

67 vjeçari thotë se ka gjetur një familje të re në qytet dhe një parajsë mes ajrit të pastër. Sipas tij një nga gjërat më kryesore është dashamirësia e njerëzve, e ndjekur nga pamjet mahnitëse, raporton abcnews.al

 

Patrick kujton  momentin e parë kur bleu shtëpinë. “Kryetarit të bashkisë iu desh të ngjiste një shkallë për të hyrë nga një dritare në mënyrë që të hapte derën e  shtëpisë. Ishte e mbyllur për dekada dhe dera ishte bllokuar, dhe çelësat nuk gjendeshin askund.

Një katastrofë që u kthye në një histori pozitive. Kur në prag të Krishtlindjeve një oxhak i u shemb për shkak të borës së madhe, një nga fqinjët e Patrikut u ngjit  vullnetarisht në çatinë e tij për ta ndihmuar. Por ai nuk mori para.

Njerëzit janë të sjellshëm dhe ndihmojnë të sapoardhurit por nuk duan asgjë në këmbim. Më e shumta që mund të kërkojnë është një gotë verë e kuqe për ta pirë së bashku, raporton abcnews.al

Patrick thotë se ai ka bërë shumë miq në fshat dhe darkon shpesh me ta. Gjatë rinovimeve minimale të nevojshme për ta bërë shkollën e vjetër të banueshme, Patrick thotë se ai ka zbuluar një thesare historike.

 

 

Në papafingo, ai zbuloi: një grumbull librash të vjetër, bojëra, shishe qelqi, regjistra nxënësish dhe sende të tjera të çuditshme. Në pragun e derës ka një mozaik me numra romakë që tregojnë vitin e shkollës. Patrick ka vendosur të mos ndryshojë dyshemetë origjinale të pllakave dhe muret me dru.

Në Carrega  shumë njerëz po shesin shtëpitë e tyre për më pak se 12,000 dollarë.

Një jetë e qetë

Vendi ndodhet në malet Apenine, dhe është i rrethuar nga dy fshatra fantazmë. Në një lagje ka vetëm dy banorë. Njerëzit bisedojnë nga ballkonet e tyre. Disa shtëpi të shkatërruara janë shitur  kohët e fundit për 6,000 dhe 7,000 dollarë.

Patrick ka disa këshilla për ata që tundohen nga ideja për të blerë një shtëpi këtu: mos prisni një jetë shoqërore dhe jini të përgatitur për rrugë me gropa dhe të ndërlikuara. Nuk ka absolutisht asgjë, thotë ai, vetëm pamje të bukura, ajër të pastër dhe një mjedis të paprekur. Pa bare, supermarkete, dyqane apo restorante. Një automjet është thelbësor për të lëvizur, raporton abcnews.al

“Por vetëm një herë në javë, gjithë të rinjtë mblidhen së bashku dhe bëjnë aheng  me muzikë me zë të lartë deri në mëngjes”, thotë Patrick.

“Në pjesën tjetër të javës do të dëgjosh vetëm  cicërima zogjsh dhe heshtje. Ndihem shumë keq kur me duhet të përdor një sharrë elektrike.”

Patrick mori përsipër rinovimin e shkollës – përfshirë azhurnimet e hidraulikës dhe ngrohjes. Ai leu muret e jashtme me të bardhë dhe grilat e vjetra.

“Instalimet elektrike ishin tipike për një fshat të vogël të vjetër italian – të holla  dhe jo të përshtatshme për pajisje moderne të teknologjisë. Mund të ndizja vetëm dritat, asgjë tjetër, madje as mikrovalën.

Shtëpia kishte disa pajisje kur Patrick e bleu atë, kishte aneks kuzhine që ishte përdorur nga familja që jetonte atje pasi u mbyll shkolla.

“Dekori i brendshëm është eklektik, ka pak mobilje moderne dhe retro: një tryezë tipike mermeri italiane, mobilie të vjetra prej druri kuzhine, piktura bukolike, koka e një derri të egër të mumifikuar, një divan i rehatshëm.

E kuqja është ngjyra mbizotëruese. Ka një sobë të kuqe, një mikrovalë të kuqe dhe karrige të kuqe. Unë kam vetëm një batanije dhe ngrohëse dhe ky është luksi im “.

 

Patrick nuk pushon asnjëherë, ai është gjithmonë duke u mundur të rregullojë diçka.

“Më pëlqen të shpenzoj kohën duke menduar se si t’i përmirësoj gjërat “.

Kur nuk rregullohet diçka, Patrick kalon kohën duke gatuar dhe duke dëgjuar muzikë – kur vendasit dëgjojnë këngët, ata e dinë që ai është rikthyer në qytet dhe është koha për festë.

Patrick thotë se i duhej të sillte skela për të rregulluar dhe pikturuar pjesën e jashtme – të cilën ai e kujton si “një detyrë të rrezikshme” – dhe duhej të vendoste një dush të ri në banjë, raporton abcnews.al

“Unë  duhej të zgjidhja një sërë problemesh,” tha ai. “Në Mbretërinë e Bashkuar unë e di saktësisht se ku më duhet të shkoj për të blerë mjetet dhe materialet që më duhen. Por në Carrega nuk kisha ide.

Pra, së pari, duhet të zbuloni se ku të shkoni dhe cilin dyqan apo person të kërkoni përpara se të filloni punën, ju duhet ta planifikoni fillimisht atë “.

Këshilla më e mirë që Patrick dëshiron tu japë njerëzve që mendojnë të blejnë një shtëpi në Carrega është ta mendojnë mirë para se të vendosin.

“Përveç djathit, nuk ka absolutisht asgjë në fshat.”

 

Furnizimet e ndryshme mund ti blini nga fshat aty pranë Cabella, i cili edhe pse më pak se 10 milje larg, kërkon më shumë se 30 minuta për të mbërritur dhe rruga është e mbushur me kthesa.

“Më besoni, nuk është aspak një udhëtim i bukur përgjatë atyre rrugëve të ngushta malore, veçanërisht kur ato janë të mbuluara me dëborë. Mund të jetë e frikshme.”/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!