Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas lajmit në lidhje me një konflikt që mund të ketë ndodh mes tij dhe trajnerit të futbollit, Afrim Toverlani.
Mediat shkruanin se Toverlani ka shkuar në shtëpinë e Ahmetit që të sulmojë atë me thikë, por ky i fundit thotë se Toverlanin e ka mik dhe se nuk ka pasur kurrfarë ballafaqimi me të mbrëmë.
“Falemnderit të gjithëve për pyetjet e kujdesin. I pash edhe titujt ne portale. Nuk ka pas kurrfarë ballafaqimi fizik e as luftë më thika. Afrimin e njoh moti dhe e kam mik. Ka qenë mbrëmë të shtepia kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirr vetë policinë e cila me të arritur e ka arrestuar. Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura. Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijet dhe familjen.
Shpresoj që këtë incident Afrimi ta sqaroj e kaloj sa më lehtë me organet e rendit. Duke e pas mik qe një kohë të gjatë nuk besoj që ka pas qëllim të sulmit apo kërcënimit”, shkruan Ahmeti./abcnews.al