Ahmetaj: Standard & Poor vlerëson pozitivisht ekonominë shqiptare

schedule18:15 - 4 Gusht, 2018

schedule 18:15 - 4 Gusht, 2018

Sërish notë pozitive për ekonominë shqiptare. E nis kështu reagimin ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, i cili citon agjencinë Standart and Poor, qe vlerëson ekonominë shqiptare pozitivisht. “Vlerësim me notën B+ me perspektivë të qëndrueshme ekonomike dhe fiskale për periudhën në vijim – shkruan ministri Ahmetaj. “Kjo agjenci – vijon postimin ai – njeh rritje të performancës fiskale për vitet e fundit, mbështetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike dhe një kuadër fiskal i përmirësuar, që tashmë ka vendosur detyrim në ligj kontrollin rigoroz të defiçitit dhe uljen e tij. “Kjo ecuri e përformancës fiskale vlerësohet të mbetet pozitive deri në vitin 2021,- thekson Ahmetaj . Raporti ka vlerësuar edhe performancën në rritje të të ardhurave buxhetore, mirë administrimin si rezultat i uljes së informalitetit dhe kontrollin dhe uljen e shpenzimeve në vijim të reformave strukturore nga ana e qeverisë, përfundon ministri Ahmetaj./abcnews.al