Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj pas mbledhjes së qeverisë bëri të ditur i gjithë fondi për procesin e rindërtimit për këtë vit kalon nga 28 miliardë lekë që ishte një vit më parë në 35 miliardë lekë.
Rritja e financimit për rindërtimin këtë vit, Ahmetaj tha se është bërë me qëllim përshpejtimin e rindërtimit. Zëvendëskryeministri u shpreh se në këtë fundvit do të hyjnë një numër i madh familjarësh në shtëpitë e tyre të rindërtuara ose të rikonstruktuara.
“Reflektimin e të gjithë vendimeve, sot kaluan një grup vendimesh për rindërtimin të cilat bëjnë avancim të konsiderueshëm të financimit për bashkinë e Tiranës dhe për të 10 bashkitë e tjera. Llogaria e rindërtimit pra i gjithë fondi i rindërtimit kalon nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë. Avancimi është bërë për të përshpejtuar të gjitha proceset e rindërtimit për të kthyer në shtëpitë e tyre apo në shtëpitë e reja të rindërtuar amë fortë më moderne të gjithë qytetarët që në 2019, 26 nëntor u detyruan të largoheshin si nga shtëpitë dhe nga institucionet. Edhe njëherë, programi i rindërtimit ka 35 mld lekë, kjo me të njëjtën logjikë për të përshpejtuar rikthimin e familjeve në shtëpi. Gjithandej do kemi një numër të konsiderueshëm familjesh që do kthehen në shtëpitë e tyre pas gati 2 vitesh”, tha Ahmetaj.
Pas ngjarjes së tërmetit në 2019, në total në vend u shembën 115 pallate të dëmtuara, ku numri më i lartë rezultoi në Shijak në 30 pallate, 22 në Kurbin, 5 në Durrës, 8 në Kamëz, 10 në Kavajë, 19 në Vorë, 16 në Krujë, 4 në Lezhë dhe 1 në Mirditë. Në total për t’u riparuar ishin 242 pallate. be.k/abcnews.al