Nga Laçi, ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj bëri premtimin e tij se kur do të përfundojë totalisht procesi i rindërtimit.
“Deri në pranverën e vitit 2022 në të gjithë zonën nuk do të ketë më asnjë shenjë të tërmetit të 26 nëntorit të 2019”, tha Ahmetaj.
Në Kurbin procesi pritet të përfundojë këtë verë.
“Këto pallate mbarojnë në gusht dhe në pjesën e sipërme të qytetit pallatet mbarojnë po në gusht, e shumta mund atë zgjasin deri në fillim të shtatorit”, tha më tej Ahmetaj.
Ndërkohë, inxhinierët turk angazhohen të punojnë paralelisht si me muret ashtu edhe me instalimet./abcnews.al/

