Është mbledhur Komisioni për Ekonominë dhe Financat. Në fjalën e tij ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj është shprehur se janë dhënë 1.5 miliardë euro në favor të rindërtimit. Ahmetaj ka theksuar se grantet janë përthithur 100% nga qeveria.
“Janë 25 kantierë ndërtimi, 14 nga Fondi Shqiptar, 11 bashkua plus 8 kantierë të rinj që do fillojnë në Kombinat. 50 vende partnere në instuticionet ndërkombëtare. Në total u angazhuan dhanë 1.5 miliardë euro në favor të rindërtimit nga të cilat 295 milionë euro grante, 853 milionë kredi dhe 3.4 milionë euro kontribute në natyre. Qeveria shqiptare ka përthithur 100% ato. BE 75 milionë euro objekte mësimore, 40 milionë euro trashëgimi kulturore, Gjermania 11 milionë euro objekte mësimore, Katari 5 milionë euro objekte mësimore. Vlera e granteve kap shumën që u referova”- tha Ahmetaj.
Zv.kryeministri mes të tjerash ka thënë se janë ende 177 familje që janë në çadra, e që u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti. Ai tha se kjo është bërë për shkak të lidhjes që ata kanë me tokën.
“Projektbuxheti i vitit 2022 ofron 20 miliardë lekë për rindërtimin. Buxheti synon financimin e përfundimit të programeve grante të rikonstruksionit, riforcime të banesave kolektive, përfundimi i njësive individuale të banimit nga njësitë vendore, zhvillimin e zonave të reja, zhvillimi i infrastrukturës publike, objekte arsimore dhe institucione publike. Do të ketë përparësi financimi i granteve për familjet. Akomodim i përkohshëm në dhjetor 2019 ishin mbi 11 mijë familje, ndërsa sot janë 177 familje që janë dhe përfitues të bonusit të qeras, që janë në çadra apo kontenier që për shkak të tokës dhe bujqësisë. Sot janë 15 mijë që marrin bonus qiraje për akomodimin e tyre. Do marrin bonus derisa të hyjnë në banesat e reja. Aktualisht janë shpallur 49 mijë përfitues nga programet e rindërtimit, brenda programit total”, tha Ahmetaj. /abcnews.al/