Ahmetaj për buxhetin faktik 2017: Viti i parë elektoral me ulje borxhi

schedule12:09 - 18 Tetor, 2018

schedule 12:09 - 18 Tetor, 2018

Ministri i ekonomisë dhe financave Arben Ahmetaj gjatë seancës ku votohet buxheti faktik 2017 deklaroi se ai ishte i pari vit elektroral parlamentar që ka parë ulje të borxhit si dhe vijim të rritjes me trend përshpejtues tëprodhimit të brendshëm bruto.

Buxheti i vitit 2017 është i pari i një viti electoral parlamentar i cili ka shënuar ulje të borxhit. Deklaratën ministri i ekonomisë dhe financave e artikuloi nga foltorja e parlamentit gjatë diskutimit të buxhetit faktik. Perceptimi se rritja ekonomike vjen vetëm nga sektori energjitik u provua i gabuar përgjatë 2017-s, thekson Ahmetaj. Rritja e investimeve edhe për shkak të lehtësirave fiskale të mundësuara nga qeveria Rama janë pjesë e qënësishme e rritjes dhe qëndrueshmërisë pozitive ekonomike, nënvizoi ministri.

Arben Ahmetaj: “2017 ishte viti i parë elektoral parlamentar që shënoi uljen e borxhit publik, ulje të deficitit dhe balancë primare pozitive në zbatim të plotë të rregullit fiskal që kjo qeveri e vendosi. Ritmi i rritjes ekonomike vijoi trendin përshpejtues duke u përmbyllur me 3.84% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Rritja gjatë vitit 2017 u ndikua nga kërkesa e brendshme si konsumi dhe investimet në ekonomi. Dua t’ju kujtuj se u bënë 13 tre mujorë rresht që konsumi vijon rritje. Shërbimet, tregtia, ndërtimi, bujqësia kontribuan rëndësishëm në rritjen ekonomike dhe megjithëse prodhimi i energjisë ra me 46% gati rekord në shumë vite, ekonomia gjeneroi rritje me 3.84%. deficiti i llogarisë koherente u financua tërësisht me flukse kapitali të cilat nuk krijojnë borxh. Deficiti ngeli në nivelet 3% të PBB, u ul borxhi në 70.1 të GDP dhe mbi të gjitha u prodhua suficit primar, pra diferenca cilësore dhe një këndvështrim komplet tjetër në menaxhimin e financave publike.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!