Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se pavarësisht krizës së shkaktuar nga tërmeti apo pandemia qeveria është e gatshme dhe e përgjegjshme për të rritur financimin në ekonomi.
Pjesë nga fjala e Arben Ahmetaj:
“Vitit 2020 nuk është një vit i zakonshëm. Shumë kush e krahason me krizat e kaluara që ka pasur shoqëria shqiptare në 25-30 vite.
Buxheti në finale është përgjigja që një qeveri, mazhorancë apo parlament vendos t’i japë krizave, zhvillimeve të munguara apo të përshpejtuara. Buxheti është aktori që ka në themel përgjigjen e përgjegjshmërisë.
Deputeti para meje bëri pyetjen e duhur, ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Një korsi është të flasësh për makro-ekonomi, dhe një tjetër e përgjigjeve të duhura. Ky është buxheti i taksave 0.
Lexo edhe: Valteri: ’97 një plagë që nuk duhet ngacmuar
Më 1 janar mbi 100 mijë biznese do paguajnë zero, ky është premtim i mbajtur. Shtyllë e këtij buxheti.
Nuk e kam ministrin e bujqësisë, por shtylla e dytë është mbështetja ndaj bujqësisë. Falënderoj ministrin që ka mbështetur fermerët gjatë pandemisë, dhe këmbënguljen për heqjen e akcizës së naftës. Një mbështetje të ndjerë për fermerët. Ky është buxheti i familjes. Mbi 300 mijë fermerë që mbështeten gradualisht, dhe vetëm në vitin e parë janë 70 mijë.
Ky është buxhet i rimëkëmbjes së ekonomisë familjare. Qeveria është përgatitur për t’u zgjeruar fiskalisht. Në një ditë të vështirë, qeveria është e gatshme, e mundshme, e përgjegjshme për të rritur financimin në ekonomi. Biznesi i vogël, pagat, infrastruktura, shëndetësia, bujqësia, rindërtimi. Jo vetëm një përgjigje momentale, përgatitje shumëvjeçare për kohë krizash që nuk i kontrollo dot.
Ka rënë ekonomia, kanë humbur vende pune. Krahasoni krizën e 97, skemat piramidale. E dini sa ra ekonomia atëherë? 12%. Po more po, bie ekonomia 6-7%.
Në krye të 6 muajve prapë po ju bëj një krahasim, krahasojeni në 2013. 18% ishte papunësia, në kulmin e krizës për shkak të qeverisë papunësia nuk shkoi më shumë se 12.2%, dhe janë rikthyer 33 mijë vende pune. Si reagon qeveria në kohë kriza, ndaj tërmetit dhe pandemisë. Qeveria ka mundësi t’i përgjigjet krizave. Dy mazhoranca, në ’97 nuk e përballoi, sot rikuperon brenda 1 viti e gjysmë. Rritëm pagat dhe u menaxhua në mënyrë të shkëlqyer pandemia. /abcnews.al/

