Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ahmetaj: Në pranverën e vitit 2022 çdo gjurmë e tërmetit të 26 Nëntorit do të jetë fshirë

schedule11:12 - 5 Mars, 2021

schedule 11:12 - 5 Mars, 2021

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj deklaroi se brenda pranverës së vitit të ardhshëm nuk do ketë asnjë shenjë nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ahmetaj deklaroi se familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti kanë përfituar banesë të re në emrin e tyre të cilën mund ta shesin apo ta trashëgojnë te brezat e tjerë.

“Familjet që mbetën pa shtëpi do marrin një shtëpi më të re më të bukur që ta trashëgojnë ndër breza, ta shesin, me të gjitha të drejtat e plota të pronës Rindërtimi është programi më i madh i punës në këto 30 vite. Nga ky program përfitojnë 45 mijë familje. Rreth 5000 familje do të marrin banesa të reja individuale që do të përfundojnë brenda pranverës 2021. 28 kantierë të rinj do kenë përfunduar deri pranverën e ardhshme në shërbim të 500 mijë banorëve.

Shkollat spektakolare me infrastrukturë të ngrohtë më të bukur dhe më të mirë për fëmijët. Në pranverën e vitit 2022 çdo gjurmë e tërmetit të 26 Nëntorit do të jetë fshirë. Shqipëria do të rilindë me një shkollë, shtëpi dhe lagje të re. Do të ketë rilindur edhe tek ato zemra që do të përfitojnë një shtëpi falas, një shkollë të re për fëmijët”, tha Ahmetaj./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!