Ndërsa vijojnë ndërtimet për banesat e dëmtuara nga tërmeti, këtë të dielë, ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj është ndalur në Laç.
Në këtë zonë vijon puna për kantierin e ndërtimit të lagjes së re, ku pritet të ndërtohen 524 apartamente.
Ahmetaj theksoi se në mars pritet edhe përfundimi i zonës 1 brenda projektit dhe në 3-4 muajt e tjerë do të ndërtohet zona.
“Jemi këtu në kantierin e ndërtimit të lagjes së re, një kompleks modern banimi me 524 apartamente, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë të standardeve evropiane. Në mars parashikohet përfundimi Zonës 1 të banimit brenda projektit dhe në 3-4 muajt e tjerë edhe Zona 2, të cilat do t’i japin jo vetëm zgjidhje optimale hallit të familjeve që humbën shtëpinë e vjetër, por edhe një shëmbëlltyrë të re Laçit”,- tha Ahmetaj.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/248588793114218/
/abcnews.al/