Ahmetaj në konferencë me ministren gjermane: Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë për t’u anëtarësuar në BE

schedule10:42 - 18 Janar, 2022

schedule 10:42 - 18 Janar, 2022

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është duke mbajtur një konferencëe të përbashkët për shtyp me ministren gjermane Anna Lührmann. Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj theksoi se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi që KE e rekomandon këtë prej tre vitesh.

Zv/kryeministri duke folur për progresin e bërë deri më tani u shpreh se fryma në Ballkanin Perëndimor nuk i ngjan frymës të para 10 viteve, kur diskursi ishte i ashpër dhe jo miqësor.

Nga ana e saj, ndër të tjera ministrja Lührmann e siguroi zv/kryeministrin se qeveria federale gjermane nën drejtimin e kancelarit të ri do të vijojë të japë mbështetjen e saj për Shqipërinë dhe rajonin.

Po ashtu, Lührmann bëri thirrje që qeveria dhe opozita të çojnë para reformat dhe që tregu rajonal të përfshijë 6 vendet. /abcnews.al/