Ahmetaj: Mbi shpatullat e kryeministrit ranë dy fatkeqësi të mëdha, pala tjetër nuk dha lekët e invalidëve

schedule11:35 - 14 Prill, 2021

schedule 11:35 - 14 Prill, 2021

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, nga njësia numër katër në Tiranë, ku po mbajti takimin e radhës elektoral kërkoi nga qytetarët votën për Partinë Socialiste.

Ai tha se qeveria do të japë 10 mijë lekë në muaj për çiftet e reja për dërguar fëmijët në çerdhe private.

Ministri tha se ata ia kanë dalë pavarësisht se kanë marrë dy goditje të mëdha, ndërsa shtoi se pala tjetër nuk ka dhënë as lekët e invalidëve në vitin 2012.

“Shtëpia jonë e bukur e përbashkët PS e Shqipërisë. Më thoni në çfarë vendi të botës ka ndodhur në një vend të botës, ku në kurrizin e një populli, në shpatullat e një kryeministri të binin dy fatkeqësi kaq të mëdha: Tërmeti dhe pandemia. Çdokush nga ju ka parë e ka dëgjuar se çfarë ju ka ndodhur vendeve shumë më të forta. Anglia po kalon krizën e 300 viteve të fundit. Vendi jonë është i vogël dhe ka shumë hallë. Shumë halle kemi zgjidhur dhe do t’i zgjidhim.

Mendojeni për një sekond se çfarë do të kishte ndodhur me atë nënën kur ne e vizituam dhe i dorëzuam çelësat e shtëpisë. Çfarë do të ndodhte në një qeveri të një botë tjetër, si ajo që ka bërë Gërdecin, 21 janarin, ’97 e të tjera e si ajo që nuk i dha bukën e gojës invalidëve. Çfarë do të kishte ndodhur në atë botë. Ajo nënë do të endej dyerve të bankave në rastin më të mirë. Kjo është një arsye pse ia vlen të merremi me politikë dhe një arsye shumë e fortë për të votuar Edi Ramën,” tha Ahmetaj. g.v/abcnews.al