Ahmetaj: Marrëveshja me shqiptarët lehtësi fiskale, kreditim me interes të ulët dhe kujdes shëndetësor

schedule20:11 - 17 Prill, 2021

schedule 20:11 - 17 Prill, 2021

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj deklaroi teksa priti vaksinat AstraZeneca në Rinas se Shqipëria është në avancë në krahasim edhe me shumë shtete në Europë.

Ai deklaroi se do të vijojnë vaksinimi me punonjësit e transportit duke shtuar se marrëveshja me shqiptarët është vaksinimi i fasonëve, lehtësi fiskale, kreditim me interesa të ulëta dhe kujdes shëndetësor.

“Ne po e mundim pandeminë por kujdesi duhet të vazhdojë. Në Shqipëri po bëhet vaksinimi masiv dhe në krahasim edhe me shumë shtete të tjera europiane jemi në avancë. Do vijnë nesër 50 mijë vaksinime. Do vazhdojmë me punonjësit e transportit dhe më të rrezikuarit.

Shumë shpejt fillojmë me fasonët dhe kjo është marrëveshja e vërtetë. Lehtësi fiskale, kreditim me interesa të ulëta, kujdes shëndetësor duke vaksinuar çdo qytetar dhe gjithë ato burra dhe gra që punojnë dhe I sjellin Shqipërisë zhvillim ekonomik”, deklaroi Ahmetaj./mv.abcnews.al