Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i kërkon sipërmarrësve të dërgojnë mendimet dhe propozimet e tyre për paketën fiskale që pritet të miratohet në Kuvend këtë muaj dhe për ndryshimet e ligjeve fiskale dhe buxhetit gjatë vitit të ardhshëm.
Përmes një letre, Ahmetaj i fton të gjitha shoqatat e sipërmarrjeve që të ofrojnë mendimin e tyre për rregullime në këto ligje e për të konsultuar paqartësitë që kanë.
Në Qershor, qeveria pritet të ndryshojë pragun e xhiros për vendosjen e tatim-fitimit të biznesit 5%, nga 8 në 14 milion lekë. Do të përjashtojë nga TVSH-ja makineritë në energjinë e rinovueshme dhe do të ulë disa taksa për sektorin e bujqësisë dhe agroturizmin./abcnews.al