Ahmetaj: Deri në maj 500 mijë të vaksinuar jo me dy doza, po mendojmë vaksinimin e turistëve

schedule22:11 - 5 Prill, 2021

schedule 22:11 - 5 Prill, 2021

Deri në fund të muajit maj në Shqipëri do të jenë vaksinuar 500 mijë shqiptarë. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj në emisionin “Log.” në ABC me gazetarin Endri Xhafo. Ahmetaj sqaroi se një pjesë e tyre do jenë me një dozë ndërsa një pjesë me dy doza në varësi të procesit të vaksinimit.

“Do jenë 500 mijë qytetarë të vaksinuar. Një pjesë do jenë me dy doza, një pjesë me një dozë sepse vijon procesi. Kur të votohet në atë diskutim, unë për aq sa mban vota ime, do bëj argument të fortë që Shqipëria të hapet. Shqipëria është më e hapur se vendet e tjera numra, fatalitetet i ka në rënie. Besoj se Shqipëria një stinë të hapur turizmi”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj deklaroi se pas përfundimit të vaksinimit të shqiptarëve, po mendohet nisja e vaksinimit të turistëve që do të vijnë në vendin tonë duke pasur parasysh që Shqipëria është një vend me ekonomi të brishtë.

“Të jeni të bindur që po e mendojmë për vaksinimin e turistëve. Ne do vaksinojmë shqiptarët. Pastaj kur të kemi vaksinuar çdo shqiptar do shohim të vaksinojmë edhe vizitorët. Pastaj ne mund të mendojmë se kush të vijë do vaksinohet.

Se ne jemi ekonomi e brishtë. Unë sot e them me shumë krenari që Shqipëria po kalon në fazën e rimëkëmbjes. Unë nuk kam vënë bast por kam këmbëngulur në analizat e mia që do kemi një vijë, një trajektore në formë V të rënies dhe ngritjes të ekonomisë”, deklaroi ministri./mv.abcnews.al