Ahmetaj debaton me Berishën: Theve embargon e naftës. Ish-kryeministri: Ecni mbi kufoma. Ndërhyn Spiropali: Je sovjetiku i fundit

schedule15:21 - 17 Mars, 2022

schedule 15:21 - 17 Mars, 2022

Debate të forta kanë ndodhur në sallën e Kuvendit mes zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ahmetaj deklaroi se beteja e madhe e opozitës kundër Reformës në Drejtësi u bë për të ngadalësuar integrimin e Shqipërisë në BE.

“U fol sot për thyerje embargo me Rusinë. Mu kujtua 1994 me naftën dhe furnizohej vrasësi i shqiptarëve. Ja vlen ti kthehemi historisë. Qytetarët i rikthehen në kujtesë momenteve të zeza të vendit.”

“Forca politike në diskurs asnjë nuk ka dalë kundër Integrimit Europian. Shumë forca e kanë ngadalësuar diku edhe pa qëllim. Beteja kundër reformës në Drejtësi ishte e qëllimshme. Një botë nga e ardhmja dhe një nga e kaluara.”

“Është një cunam global që godet kryesisht njerëzit në nevojë dhe vendet jo të varfra. Është paketë dinjitoze dhe jemi duke i rezistuar një lufte. Një fatkeqësie të tretë.” tha Ahmetaj.

Ndërkohë Berisha është rikthyer tek pandemia e Covid duke thënë se në Shqipëri janë shënuar 14 mijë e 700 viktimave.

Berisha: Këta janë tipa njerëz që kanë në borxh me gjakftohtësinë më të madhe të ecin mbi kufoma. Shqipëria numëron 14 700 viktima nga Covid ndërsa këtu rrihet gjoksi se si e përballuam në nivelin më të lartë në Europë të vdekshmërisë. Këto kanë humbur çdo ndjenjë njerëzore. Janë përgjegjës për këtë dramë të madhe.  Lanë pa shtruar mijëra qytetarë të vdesin nëpër shtëpia.

Në një moment ka ndërhyrë edhe ministrja Elisa Spiropali duke thënë se Berisha përdor cdo fatkeqësi për kredo politike.

Spiropali: Koha jote ka mbaruar. Por ti vazhdon e flet këtu për të larguar frikën. Si ai që bërtet në pyll. Ti je lindori më i madh shqiptarë. T’i je sovjetiku i fundit në këtë vend Sali. Ti nuk lë fatkeqësi për të përdorur për vete dhe për aksionin tënd politik. Nuk ke pyetur as për kufoma për pushtetin tënd. Ky është turp dhe duhet ta mbash. Nuk mjafton që ke mundur Lulin se je pakicë dhe ke shkallmuar partinë tënde.

Duke replikuar me Spiropalin Berisha e ka akuzuar se ka përvetësuar 5 milion euro.

Berisha: Më duhet  t’i thëm, zonjës se Skënderbuci e ka shpërblyer me 5 milion euro. Avokat si mis 5 milionshja është shumë e përshtatshme për Edi Ramën. Mbajmë heshtje për 14 mijë e 700 viktima për Covid. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!