Ministri i Financave Arben Ahmetaj hedh poshtë akuzat e opozitës për buxhetin dhe paketën fiskale 2019. Sipas tij, shumë tregues i japin këtij buxheti një fytyrë sociale.
Akuzave të Lulzim Bashës se qeveria ka hartuar një buxhet që grabit shqiptarët dhe pasuron oligarkët, ministri i Financave iu përgjigj me shifra teksa bëri një krahasim mes skemës që aplikon qeveria për tatimin e pagave dhe asaj që propozon opozita.
“Është materializuar paguan me shumë kush fiton më shumë. Me taksën 9% duan t’u ngarkojnë shqiptarëve 75 milionë dollarë që do t’ua hiqnin oligarkeve, filozofia jonë kush fiton më shumëe paguan më shumë”.
Pas renditi sektorët ku vitin e ardhshëm do të ketë rritje të pagave, Ahmetaj njoftoi rritjen e pragut për pagën minimale nga 24 mijë në 26 mijë lekë dhe masa te tjera që sipas tij i japin këtij buxheti një fytyrë sociale.
“5 mijë lekë për pensionistet, rimbursim për barnat”.
Si ndërhyrje kurajoze në paketën fiskale me efekt të drejtëpërdrejt në ekonominë e venmdit ministri i Financave përmendi zerimin e TVSH-së për inputet bujqësore.
“Bujqësia sot nuk paguan me asnjë taksë, TVSH zero për nënkotraktorët e fasoneve”.
I pyetur për taksën e qarkullimit Ahmetaj e bëri të qartë se ajo nuk do të preket. Kreu i Financave u ktheu përgjigje edhe akuzave për investimet sipas formulës së Partneritetit Publik Privat.
“Çfarë do bëjmë me PPP? Do bëjmë Rrugën e Arbrit. Ne bëjmë PPP në favor të konektivitetit”.
Ahmetaj tha se investimet publike në buxhetin e 2019 janë mbi 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto duke përmendur si vepra të rëndësishme rrugën Kardhiq-Delvinë, linjën hekurudhore Tiranë –Durrës apo zgjerimin e Unazës së Madhe. /abcnews.al