Ahmetaj: 30 milion euro kredi për energjinë, 30 mln për peshkimin, 30 mln për emergjencat civile

schedule12:54 - 22 Qershor, 2022

schedule 12:54 - 22 Qershor, 2022

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, u shpreh se është kaluar një draft marrëveshje me Italinë për një shumë prej 30 milion eurosh për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike në veri të Shqipërisë.

Ahmetaj mes të tjerash u shpreh se në javët që vjen do të pasohet me një tjetër kredi prej 30 milion eurosh, për sektorin e bujqësisë, kryesisht tek peshkimi.

Po ashtu Ahmetaj ka njoftuar një 30 milion eurosh tjetër, kredi që sipas tij do të shkojë, për mirëmbajtjen dhe rifreskimin e flotës së emergjencave civile.

“Një shumë prej 30 milion eurosh për rrjetin e energjisë elektrike në veriun e Shqipërisë. Pjesë e angazhimit prej 90 milion euro kredi. Do pasohet me 30 milion tjetër për kredi për peshkimin dhe 30 milion tjetër për rifreskimin për flotën e emergjencave civile.” tha Ahmetaj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!