Ministri i Ekonomisë dhe Financave në përmbledhjen e buxhetit faktik për vitin 2017 deklaroi se qeveria është brenda objektivit për borxhin si dhe në përputhshmëri të plotë me ligjin dhe detyrimet që parlamenti i ka vendosur qeverisë.
I ftuar në Komisionin e Ekonomisë për të raportuar mbi buxhetin faktik të vitit 2017, Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj bëri një pasqyrë të ekonomisë së vendit në përqindje. Në rritje, krahasuar me vitin 2016, i paraqiti shifrat për çdo sektor ministri Ahmetaj duke nisur nga eksportet, importet, tregëtia, punësimi, investimet publike, efiçencën në mbledhjen e taksave dhe tatimeve si dhe qëndrueshmërinë në financat publike.
Arben Ahmetaj: “Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rriten me 8.9%, Importet me 8.2%, shkalla e papunësisë ra në 14.1% nga 15.6% në 2016. Punësimi u rrit me 2.7% Ivestime publike faktike arrijne 5% te PPB. Përmirësim në administrimin e taksave dhe ulja e informalitetit, shpenzimet për investime në qeverisjen endore janë 15% më të larta . Përshpejtim i investimeve publike me impakt rritjen ekonomike”.
Në rritjen ekonomike, thekson ministri, impakt kanë pasur kryesisht sektorët e ndërtimit, indrustria përpunuese dhe tregëtia.
“Borxhi publik targetoi ulje 2.3%, faktikisht borxhi u reduktua me 2.2 pikë % nga 72.3 në 70.1%, sidomos në vit elektoral, kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë”.
Miratimi i eurobondit është certifikim i qëndrueshmërisë së financave publike në vend, nënvizon Ahmetaj, ku rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe incentivat e mundësuara nga politikat fiskale në mbështetje të investimeve./abcnews.al