Skënderbeu u mposht në shtëpi nga Vllaznia dhe normalisht ky është një rezultat që i zhgënjen korçarët. Pas ndeshjes, trajneri Julian Ahmataj foli në lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
“Është e vështirë të ndërtosh lojën. Ana psikologjike për të përballuar ndeshjet brenda na pengon. Jemi ekip i ri dhe do përmirësohemi. Normalisht duhet kohë. E nisëm mirë ndeshjen, e qarkulluam topin.
Nuk duhet të hiqnim dorë. Presioni për golin na bëri të dilnim nga detyrat. Duhet të ishim më agresivë te pësimi i golit. Toleruam disi lojtarët mes linjave. Edhe në fund patëm disa ç’ekuilibra”.
“Jam i lumtur që e drejtoj Skënderbeun edhe tani. E vlerësoj shumë këtë skuadër, po të jetosh në Korçë e kupton se çfarë do të thotë futbolli për këtë qytet”.
“Ngjeshja e kalendarit? Te ne ndikon më shumë. Humbëm dy lojtarë në Durrës, një na ishte vrarë që në Kupë. Të rinjtë nuk e mbajnë ritmin e një ndeshjeje të Superiores. Është kampionat i egër, i fortë. Kemi vuajtur dhe do vuajmë në vazhdimësi, sidomos me dëmtimet”.
“Nuk ka arsye të shkojmë në krizë, e dimë për çfarë punojmë. Humbëm ndeshjen, por qarkulluam topin. Patëm mungesë ekuilibri për shkak të faktit që kemi lojtarë të rinj. Do e përmirësojmë këtë gjë në vazhdimësi. E thashë që kemi humbur edhe tre lojtarë”.
“Kjo humbje nuk do ndikoje, do mendojmë për të radhës. Do mendojmë të marrim pikë në vazhdim. Ne kemi në dorë t’i bëjmë gjërat mirë në vazhdim, pikët aty janë pastaj”. /abcnews.al