Julian Ahmataj, trajneri i Skënderbeut, pas ndeshjes me Bylisin, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha: “E kishim ndërtuar në atë mënyrë që të ishim ekip sulmues. Duhet të bënim pjesën tonë dhe e bëmë mirë. Terreni nuk ishte më i miri dhe kjo pengoi sulmet e të dyja ekipeve. Duhet më shumë qetësi dhe ekuilibër brenda ndeshjes”.
“Ndryshoi shumë ndeshja me penalltinë e pritur. Ka ndikim në aspektin psikologjik, sidomos në skuadra të reja si ne. Kjo është e rëndësishme si fitore, pasi na rrit vetëbesimin. Edhe pse kishim mungesa, nuk i ndjemë në këtë ndeshje”.
“Boshti i skuadrës nuk është i plotë. Lojtarët me eksperiencë mundohen të jenë liderë. Ka djem që luajnë për herë të parë në Superiore. Duhet të ecim përpara dhe kam një falënderim për djemtë për mënyrën se si stërviten dhe impenjohen”. /abcnews.al