Tirana pret Vllazninë në “Selman Stërmasi”. Ndeshja zhvillohet të premten, në orën 18:00. Bardheblutë do të tentojnë rikthimin te fitorja pas barazimit në Durrës. Julian Ahmataj ka folur gjatë në konferencën për shtyp, aty ku analizon situatën, kundërshtarin dhe prek edhe tema të tjera.
“Është një ndeshje klasike e futbollit shqiptar, të gjithë e dinë. Skuadra është e ndërgjegjshme për ndeshjen e vështirë që ka, pasi Vllaznia ka marrë rezultate pozitive në çdo fushë. Ne nuk heqim dorë nga filozofia jonë dhe nga loja jonë. Hyjmë në fushë vetëm fitore. Nuk bazohet vetëm te dëshira, por të logjika e lojës dhe ajo që duhet të shprehim në fushën e lojës”.
“Ndikon mungesa e tifozëve, janë lojtari i 12-të. Ata japin adrenalinë dhe nxjerrin energji të fshehura të çdo futbollisti, çka përkthehen në rezultat. Duhet të jemi përgatitur për këtë, pasi e kemi marrë konfirmimin për mungesën e tifozëve”.
“Mungesat? E kam thënë që Tirana ka një kontingjent lojtarësh, i ka rolet e dubluara. Kemi një ndërthurje të lojtarëve me eksperiencë të dhe ata të rinj. Të rinjtë ndihmohen, por mungesat janë evidente. Kemi rikuperuar Hasanin, Muçi bashkohet me skuadrën nesër. Ka qenë i grumbulluar me kombëtaren. E thashë, Tirana ka shumë lojtarë që të mos ndihen mungesat”.
“Duhen minimizuar kartonët. U kemi thënë lojtarëve që kur është mundësia të mos ndëshkohen. Ua kemi thënë dhe besoj se në vazhdim kjo gjë do përmirësohet. Asgjë nuk bëhet brenda ditës, por ndodh me kalimin e kohës”.
“Objektivi im është të fitoj çdo ndeshje dhe të shpallet Tirana kampion. Nuk di që Tirana të jetë futur në ndonjë kampionat për objektiv më të ulët apo thjesht për të marrë pjesë në garë”.
“Skuadra ka inteligjencë, për sa kohë vjen përmirësimi nuk e di. Jam i lumtur me atë që ka treguar skuadra. Ekipi ka bërë çfarë kemi punuar në staërvitje., Normal ka edhe lodhje, që ndikon. Do mundohemi që atë që bëjmë në stërvitje ta bëjmë edhe në ndeshje. Jemi munduar ta mbajmë skuadrën edhe larg mediave, që të punojmë më shumë dhe të kemi më pak fjalë”.
“Po ta shikojmë ndeshjen me Teutën, e patëm në kontroll. Në fillim patëm pak probleme dhe dominuam në shumicën e ndeshjes. Në pjesën e dytë humbëm disi, kundërshtari na sulmoi dhe na bëri shumë presing. Pësuam në fund, pas një goli të devijuar. Duhet të kishte më shumë përqendrim për ta larguar atë top. Duhet të jemi optimistë. I dimë problemet dhe duhet t’i rregullojmë”.
“Skuadra është e kompletuar në të gjitha repartet. Normal ka nevojë për përforcime, edhe skuadra në vendet e para. Klubi e ka në dorë. Unë jam i kënaqur me grupin që kam dhe do punojmë të përmirësohemi në vazhdim”.
“Ka diçka pozitive në stërvitje, më duhet pak kohë të shpjegoj një ushtrim. Kjo më ndihmon mua. Lojtarët janë inteligjentë. Problem është marrja e kartonëve. Duhet ftohtësi dhe qetësi. Duhet ta përmirësojmë këtë aspekt, pasi na e ekuilibron lojën tonë’.
“Goditjet standarde? Në ndeshjen me Teutën pati shumë goditje këndi dhe goditje dënimi. Goli erdhi pas një devijimi, që nuk parashikohet. U bë i rrezikshëm pasi u përplas në traversë. Kemi rikuperuar thuajse të gjitha goditjet standarde që bëri Teuta ndaj nesh”.
“Cobbinah duhet të jetë sa më afër portës, pasi godet. Ka luajtur mirë në krah. Ai nuk është i shpejtë, por është një lojtar driblues i mirë“, përfundon trajneri i Tiranës. /abcnews.al