Ahmataj: Faleminderit Memës, kjo Tiranë ka shumë cilësi

schedule15:07 - 27 Tetor, 2019

schedule 15:07 - 27 Tetor, 2019

Julian Ahmataj e ka nisur mbarë në krye të Tiranës. Tekniku nga Elbasani në mesjavë ishte në studion e “Gol pas Goli” në Supersport, ndërkohë që sot pozicionin ishte tjetër dhe duhet t’u përgjigjej pyetjeve për sfidën që Tirana fitoi në Gjirokastër me Luftëtarin.

“Në radhë të parë dua të falënderoj Memën, është mik i mirë dhe më ka lënë një skuadfër shumë cilësorë. Bashkë më klubin ka ndërtuar skuadër cilësorë. Kemi objektiva madhore, por ndeshjet duhen marrë nëj nga një. Ka sërish gjëra që duhen rregulluar”.

“Të rinjtë? Veç rezultateve, në çdo klub duhet të lëmë një ekip të shëndoshë. Duhet t’u japim hapësira të rinjve, që t;’i shërbejnë rritjes së klubi dhe në aspektin financiar. Duke u shitur jashtë do të vinin të ardhura të rëndësishme”.

“Hasani jashtë? Nuk kam aktivizuar lojtarët që kishin nga dy ndeshje 90 minuta. Patëm probleme edhe me ata që kanë luajtur pak. Tre ndeshje në një javë janë shumë për momentin”.

“E kam ndjekur skuadrën nga jashtë, por është tjetër gjë. Shoh që kemi disa probleme, luajmë në gjatësi. Ka gjëra që duhen rregulluar, gjëra taktike. Përmirësimi vjen nga java në javë. Unë më këtë gjë do të merrem. Pastaj lojtarët më në formë do t’i përdorim. Kjo skuadër, kur e shoh nga brenda, ka shumë kualitet”.

“Vetëm dy ditë stërvitje? Shumë e vështirë ishte. Kemi bërë në dy ndeshje kemi bërë 4 analiza me video. Bëmë maksimumin që ta përgatisnim ndeshjen. Ata kanë kapur shumë, çka tregon edhe nivel intelektual të lojtarëve”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!