Skënderbeu luajti mirë, por humbi 1-3 në shtëpi ndaj Teutës së Edi Martinit. Trajneri i ekipit korçar, Julian Ahmataj shfaqet i kënaqur me lojën e djemve të tij në prononcimin e dhënë për Supersport, por ndihet keq për disfatën.
“Janë dy lojtarë të dëmtuar, Xhufo është mesfushor, i kemi komunikuar të jetë më i kujdesshëm. Jemi detyruar ta vendosim këtë lojtar në këtë pozicion. Është reparti ku kemi më shumë probleme.
Ndeshja nuk ka lidhje fare me rezultatin, kishim dominim me qarkullim topi dhe në raste. Kemi depërtuar brenda linjave të Teutës, por ndeshja sfumohet nga dy momente.
Jam shumë i kënaqur me lojën që u ndërtuar, por duhet të jemi më të kujdesshëm në lidhje me rezultatin. Mund të kishim më shumë pikë.
Kemi humbur raste në ndeshjet e kaluara. Nuk duhet të ulim kokën, shënojmë në çdo ndeshje pavarësisht problemeve që kemi, kemi mundësi t’i rikuperojmë në vazhdim“, deklaron Ahmataj. /abcnews.al