Ahmataj: Dhamë një penallti naive, duhet ta heqim presionin nga të rinjtë

schedule16:00 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 16:00 - 9 Dhjetor, 2020

Skënderbeu nuk ia doli të marrë tre pikë ndaj Apolonisë, madje doli i humbur nga Fieri prej një penalltie naive të pësuar në fund të pjesës së dytë. Pas ndeshjes për Supersport foli trajnei i korçarëve, Julian Ahmataj.

“Kishim mundësitë tona dhe terreni ishte i vështirë dhe nuk mund të shënonim. Morëm një 11 metërsh që nuk duhet dhe u prishën ekuilibrat. Hapësirat nuk u shfrytëzuan nga lojtarët tanë. Ishte një penallti shumë e thjeshtë për t’ja dhënë kundërshtarit.

Lojtarët e rinj duhet të impenjohen më shumë. Duhet impenjimi i duhur në çdo pasim. Pakujdesia ë zonën e 16 metrave është vrastare. Është e dyta herë që ndwshkohemi me 11 metërsh.

Terreni ishte i rinuar dhe me reshjet që vazhdonin u rëndua më shumë, por ishte e njëjtë për të dyja skuadrat dhe lojtarët duhet të përshtateshin.

Ka presion sepse krahasohemi me skuadrën e vjetshme, por ne mundohemi t’ja heqim këtë presion sepse nuk ka kërkuar kush titullin kampion. Do punojmë ta heqim këtë gjendje psikologjike”, u shpreh Ahmataj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!