“Ah moj nëna ime të ishe gjallë”, Alketa Vejsiu rikthehet pas 25 vitesh në shtëpinë e gjyshërve të saj

schedule09:20 - 18 Gusht, 2022

schedule 09:20 - 18 Gusht, 2022

Përmes disa postimeve në rrjete sociale, Alketa Vejsiu tregoi për ndjekësit se ndodhej në qytetin e Korçës, në shtëpinë e gjyshërve, ku ka kaluar fëmijërinë e saj. “O zot sa kujtime kam këtu”, thotë moderatorja ndërsa tregon për ndjekësit vendin ku është rritur.

Moderatorja e njohur nuk harroi që të kujtojë gjyshen e saj të ndjerë, teksa në një foto të derës së shtëpisë shkruan: “Ah moj nëna ime të ishe gjallë të të puthja dhe një herë”, ka shkruar ajo krahas videos duke treguar kështu një anë të dhimbshme të saj.

Teksa ndodhet në oborrin e shtëpisë, moderatorja rrëfeu ajo bënte edhe punë me grep.Këtu bëja punë me grep edhe qëndisja. Ulesha këtu kemi pasur një stol që uleshim me gocat dhe me çunat. Këtu më ndiqte nëna me bukë, me gjalpë dhe me djathë”, shprehet Alketa.

 

 

/abcnews.al