Interi vështirë se do të mbrohet në finalen e Ligës së Kampionëve me Manchester City, paralajmëron Sergio Aguero, pasi sipas argjentinasit ata kanë një nga sulmet më të mira në Evropë.
“Interi ka sulmues të mrekullueshëm. Po flasim për Edin Dzekon, por duhet të flasim për Lautaro Martinez, i cili pasi ka tejkaluar problemet fizike pas Kupës së Botës, ka qenë kyç për klubin italian dhe nëse shtojmë dhe Romelu Lukakun, shohim fuqinë që kanë”.
“Lukaku sjell shumë lojë fizike, e mban topin shumë mirë dhe përveç që është golashënues, ai dhe asiston. Me pak fjalë, një nga sulmet më të mira të Evropës”, ka thënë Aguero.
Dzeko e ka gjetur rrjetën 14 herë, aq herë sa e ka gjetur Lukaku, por me më pak ndeshje të zhvilluara.
Lautaro Martinez e ka të garantuar vendi në sulm, pasi këtë sezon ka shënuar 28 gola dhe ka dhuruar 11 asistime në 56 ndeshje zyrtare.