Agropërpunimi, Peleshi: Eksportet janë rritur me 18%

schedule16:40 - 20 Tetor, 2018

schedule 16:40 - 20 Tetor, 2018

Gjashtë muajt e parë të vitit eksportet e produkteve të përpunuara janë rritur me 18%. shifrat i bëri të ditura ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi, gjatë një vizite në një stabilimet të përpunimit të bimëve mjekësore.

Sherebela shqiptare ka arritur të zoterojë 70% të tregut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nisur nga rezultatet e kultivimit dhe përpunimit ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi thotë se edhe këtë vit sherebela duhet të përfshihet në skemën kombëtare të mbështetjes financiare.

Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural: “Bimët medicinale janë kampioni i kampionëve në eksportet shqiptare. Janë i vetmi artikull, ku në bilancin tregtar, jo vetëm që nuk e kemi negativ, siç është në përgjithësi bilanci tregtar shqiptar, por e kemi në raportin 1 me 33. Pra, eksportojmë 33 herë më shumë se sa importojmë. Ne kemi sot pothuajse 70% të tregut në SHBA për sherebelën.”

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vizitoi një nga stabilimentet e perpunimit ku vetëm vlera e esencave të bimëve mjeksore të eksportuara ka arritur ne 3 milionë euro.

“Në 6-mujorin e parë të këtij viti, eksportet e agropërpunimit janë rritur me 18%. Ne shikojmë një rritje të madhe pra, jo vetëm të bujqësisë, të eksportit të prodhimeve bujqësore, por me një rritëm akoma më të lartë të produkteve të përpunuara.”

Industria e agropërpunimit është një sektorët me rezultatet më të mira për gjashtëmujorin e parë të 2018. Ndërsa bimët mjeksore qeveria i ka evidentuar ndër 15 kulturat e shportës së produkteve me potencial më të lartë për eksport./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!