Partia Demokratike mbylli procesin e brendshëm zgjedhor, ku demokratët i besuan mandatin e tretë Lulzim Bashës për të drejtuar partinë.
Zgjedhjet në PD erdhën pas humbjes në 25 prill. Ndryshe nga vitet e kaluara, risia këtë herë ishte gara me katër kandidatë.
Tre rivalë u vunë përballë Bashës me qëllim largimin e këtij të fundit, pasi e bënë përgjegjës për humbjen.
Ndërkohë, surpriza e kësaj gare ishte kandidimi i Agron Shehajt për të marrë postin e kryetarit. Shehaj është pjesë e grupit parlamentar të dalë në 25 prill. Gjithashtu ai cilësohet si “prurja” e Lulzim Bashës në PD, pasi kandidoi për herë të parë si deputet katër vite më parë, në 2017.
Shehaj doli i dyti në zgjedhjet e PD, duke marrë 6 mijë e 38 vota të anëtarëve demokratë. Ndërkohë, në zgjedhjet parlamentare, ai doli deputetet i dytë më i votuar në PD, pas kryetarit Basha. Agron Shehaj, i renditur i gjashti në listën e Tiranës mori 13862 vota. g.v/abcnews.al