Agron Shehaj: PD do kërkojë në Kushtetuese heqjen e mandatit të ministres së Ramës

schedule12:50 - 20 Qershor, 2022

schedule 12:50 - 20 Qershor, 2022

Deputeti demokrat, Agron Shehaj njoftoi sot se PD do të nis mbledhjen e firmave për të kërkuar në Kushtetuese heqjen e mandatit të deputetes dhe ministres Olta Xhaçka.

Para gazetarëve Shehaj u shpreh se ka fakte dhe të dhëna që vërtetojnë që ministrja Xhaçka ka përfituar tokë shtetërore për të ndërtuar një resort në jug të vendit.

“Jemi duke mbledhur firmat për të bërë kërkesën për heqjen e mandatit të ministres Xhaçka. Pronat janë të gjitha këto që kemi shfaqur. Nuk kemi të bëjmë me një “shpjegim” të sajuar, apo deklarata politike, por kemi të bëjmë me fakte dhe dokumente. Në fund fare është ministrja ajo që ka përfituar pronën në përdorim”, tha Shehaj./abcnews.al/