Agron Shehaj ka marrë numrin më të madh të votave nga anëtarët e Partisë Demokratike në Selenicë në garën për kreun e kësaj force politike.
ABC mëson se Shehaj ka marrë 119 vota, kundrejt 102 votave që kanë shkuar për Lulzim Bashën. Ndërkohë nga një vota ka shkuar për Fatbardh Kadillin dhe Edith Harxhin.
Votimi në Selenicë:
119 vota Agron Shehaj
102 vota Lulzim Basha
1 vota Fatbardh Kadilli
1 vota Edith Harxhi
2 vota të pavlefshme.
Por situata ka është krejtësisht ndryshe në Delvinë ku është mbyllur procesi I numërimit dhe fitues është lideri aktual I PD-së, Lulzim Basha. Ky I fundit ka marrë 205 vota. Ndërkohë Agron Shehaj ka marrë 57 vota. Nga ana tjetër 29 vota kanë shkuar për Edith Harxhin. Fatbardh Kadilli ka marrë 4 vota.
Votimi në Delvinë:
205 vota Lulzim Basha
57 vota Agron Shehaj
29 vota Edith Harxhi
4 vota Fatbardh Kadilli
/abcnews.al/