Agron Hoti, piktori i ngjyrave, realizon veprën abstrakte prej 7500 metrash katrore

schedule08:45 - 1 Tetor, 2024

schedule 08:45 - 1 Tetor, 2024

Agron Hoti në “ABC e Mëngjesit” në ABC News ka treguar se si ka realizuar veprën abstrakte prej 7500 metrash katrore.

Gjatë intervistës ai është shprehur se është një pikturë 7500 metra katrore e madhe dhe më pas do ta ndajë, për të krijuar më pas veprën.  Kjo vepër gërsheton sportin me natyrën dhe personifikon lirinë. Veprën gjigande e realizon pas 3 muajsh.

“Në Greqi jam marrë me gdhendje ikonash. Nuk kam hequr asnjëherë dorë. Kam provuar punë të tjera, por sërish nuk dilja dot nga rrjedha ime. Në Greqi jam marrë gjithë kohës me ikona. Unë nga kjo punë, kur shkova në Itali, pashë një tjetër histori. Dhe kam qëndruar gati një apo dy tre vite për të kuptuar se si funksionon”, tregoi ai.

Hoti gjithashtu tregoi se është baba i dy fëmijëve, një vajzë dhe djalë.

“I lë mundësi të gjithëve ta gjejnë vetveten në pikturë. Piktura abstrakte nuk ka shpjegim, nuk shpjegohet. Duhet ta zbërthesh vetë. Çdonjeri ka një botë të brendshme, një emocion, kjo është e bukura e kësaj. Kur përballesh me një pikturë abstrakte, çdonjeri gjen figurën e tij. Gjithë kohën kur nuk pikturoj unë fantazoj. Unë fantazoj 3 muaj , pastaj ulem 30 minuta të pikturoj”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!