TIRANË- Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka tha se sistemi aktual zgjedhor nuk i favorizuan fraksionet e reja, që të hyjnë në garën e politikës shqiptare. Ai u shpreh në “Zonë e Lirë” se klasa politike, që është aktualisht, është e vjetër dhe për këtë arsye duhet të qarkullojë gjak i ri.
“Mund të vijnë në politikë, sepse kjo klasë politike, përfshirë mua brenda, hyjmë tek klasa e vjetër politike. Ky kod s’i favorizuan të rinjtë të hyjnë në politikë. Sistem perfekt nuk ka, por një sistem i dalë vetë, nga një forcë politike nuk ka konsensus”, tha Agron Duka.
Ish-kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli, tha se edhe po të hapet sistemi elektorale nuk garantohet dot qarkullimi i elitave. Ai tha se Kodi Zgjedhor aktual është bërë për të fuqizuar kryetaroikracinë dhe kontrollin mbi partinë.
“Hapja e sistemit është gjë e mirë. Ndryshimin i elitës nuk garantohet nga hapja e sistemit. Sistemi në fund të fundit mund të sfidohet nga gjithkush, po qe i hapur është më i mirë. E kanë bërë sistemin për të garantuar kryetaro-kracia. Unë s’jam kundër hapjes”, theksoi ai.