Agron Duka bën diversion në PD dhe mes aleatëve: Basha më premtoi vendin e dytë para një muaji

schedule00:05 - 25 Shkurt, 2021

schedule 00:05 - 25 Shkurt, 2021

Teksa partitë e tjera vazhdojnë negociatat me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha për pozicionet në listën e kandidtavë për deputetë, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka zgjedhur të bëjë diversion në PD dhe në radhët e aleatëve.

Ai thotë se ka negociuar me Bashën prej një muaji  që do të jetë i dyti në Durrës, ndërkohë që të tjerët kanë për të negociuar deri në datë 6.

“PJESË E ALEANCES SE NDRYSHIMIT. PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE”….. Kam negociuar për vendin e dytë. Nëse nuk e marr, nuk kam për të vrarë njeri.

Por nëse nuk jam i dyti në Durrës, nuk dal kundër opozitës, nuk bëhem me Ramën por rri në shtëpinë time.

Ka një muaj që Basha më ka komunikuar që do jem i dyti në Durrës. Të tjerët kanë për të negociuar deri më datë 6 dhe gjithsecili ka qenë në merak të vendit të vet”, shkruan Duka./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!