“Agrobiznesi, drejt inovacionit”, Rrapaj: Sektori, nevojë për stimuj financiarë

schedule21:01 - 26 Janar, 2024

schedule 21:01 - 26 Janar, 2024

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj ka treguar në “Sheshi i Dollarit” grupimet që ndahen agrobizneset, të cilat sipas tij janë drejt digjitalizimit dhe inovacionit.

Ai ka theksuar se ky sektor ka nevojë për stimuj financiarë, në mënyrë që të bëhen dhe më konkurues.

“Kemi disa sfida, e para te ekonomia është kooperimi. Duhet ta zgjidh sepse ne jemi në një situatë të pavaforshme. Duke mos qene të koperuar kemi biznese që kanë marrë një tokë dhe ndahen në tre grupime, 75 % dy të parat dhe 25 % dy të tjerat. Ne duhet të punojmë për grupimet e para, në mënyrë që të koperojmë biznesin.

Sfida e dytë, ne po na ikën fuqia punëtore nga fshati dhe ka ardhur koha të mendojmë për digjitalizimin dhe inovacionin. Elementi tjetër ka të bëjë me financimin dhe fondet grand. Këtu kemi probleme me subvencionet dhe shumë probleme të tjera. Patjetër ne duhet të ndryshojmë konceptin lidhur me këtë sektor. Me këtë buxhet ky sektor nuk mund të mbahet. Prandaj duhet të ketë një ndryshim.

Të mos harrojmë që të gjithë kanë probleme në bujqësinë, por ne na ka ardhur një shans në dorë me sektorin e turizmit, që këto grupimet e para dhe të dyta mund t’i zgjojmë, në mënyrë që të përfitojmë sa më shumë. Ka ardhur koha që t’i nxisim këta me stimuj financiar. Ne mund të bëhemi konkurues duke realizuar këto katër shtylla, ku shtylla e katërt janë përmirësimet ligjore”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!