“Agonia” e ‘97″, Libri i Odise Kote, për krizën politike e sociale të vitit të mbrapshtë

schedule12:45 - 2 Nëntor, 2024

schedule 12:45 - 2 Nëntor, 2024

Krizën politike dhe sociale që përjetoi shoqëria shqiptare në vitin e vështirë 1997 autori gjirokastrit Odise Kote e sjell  në romanin e tij të fundit.

Libri që u promovua në qytetin e lindjes  së autorit  përshkuan  realitetin e veshtirë të kohës  mbushur me tension dhe sfida ekzistenciale.

Sipas tij romani vjen si një qortim ndaj klasës  politike të kohës  që çoi vendin në krizë të pakthyeshme dhe si një përpjekje për të kujtuar dhe reflektuar.

Pedagogia e letërsisë, Mimoza Zeka e cilësoi këtë roman si një ndër më të arrirët  nga ana letrare dhe përmbajtësore.

Gjatë promovimit romani provokoi një diskutim të fortë mbi çështje sociale, morale dhe identitare të një shoqërie në tranzicion.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!