Agon Amiga tregon si u krijua grupi Tingulli Trent: Getoarin e njoh që nga shkolla fillore

schedule10:39 - 12 Korrik, 2023

schedule 10:39 - 12 Korrik, 2023

Reperi i njohur, Agon Amiga është kthyer pas në kohë. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se si u njoh me Getoar Selimin dhe formuan grupin e suksesshëm Tingulli Trent.

Ndër të tjera, Agoni ka theksuar se gjithçka nisi si çdo i ri me dëshirën për famë, ndërsa sot vazhdojnë të njihen si një ndër grupet që kanë bërë historinë e hip-hop-it në trojet shpipfolëse.

Karriera ime ka filluar më shumë se 20 vite më parë. Unë me Getin kemi qene në një shkollë fillore bashkë, po nuk kemi pasur raporte miqësore, nuk kemi qene shokë, njerëzit që kemi pasur përreth i kemi pasur të përbashkët. Unë në atë kohë, kam qene basketbollist dhe kam luajtur për një ekip në Turqi. U ktheva pas luftës në ’99 në Kosovë. U takova me Getoarin dhe ai i kishte përfunduar 7 këngë për albumin e parë. Unë hyra vetëm për një këngë dhe në atë kohë, kanë qene vetem në grupe artistat, nuk kanë qene solo. Kështu që ne përfunduam një këngë, më pas të dytën dhe krejt albumin.

Si çdo i ri që ka qejf gocat, famën, lekun dhe kështu që prej asaj dite nuk jemi ndarë si grup”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!