Agnelli: Nuk ishte e lehtë dorëheqja, Juventusi vjen përpara çdo gjëje

schedule13:17 - 27 Dhjetor, 2022

schedule 13:17 - 27 Dhjetor, 2022

Andrea Agnelli ka folur në mbledhjen e aksionerëve të Juventusit, në të fundit për të si president i klubit.

Agnelli dhe bordi drejtues i Juventusit dha dorëheqjen pak kohë më parë për shkak të hetimit “Prisma”.

“Largimi nga detyra si president nuk ishte e lehtë, por unë gjithmonë kam punuar shumë për të marrë rezultate. Juventusi vjen para së gjithash dhe tani ne duhet të mbrojmë interesat e klubit.

Personalisht jam i bindur që kam bërë mirë në këto vite të presidencës sime. Vërejtjet ndaj nesh nuk mund të justifikohen, prandaj ishte e drejtë të bëhej një hap prapa. Megjithatë, rezultatet që ne arritëm në këto vite ishin të jashtëzakonshme”, tha Agnelli./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!