Pas skandalit që tronditi Italinë, të gjithë anëtarët e bordit drejtues të Juventusit dhanë dorëheqjen.
Mirëpo, siç janë gjërat, kjo nuk do t’i shpëtojë nga dënimi me burg që i pret, thonë mediat vendase, duke cituar pjesë të Prokurorisë.
Domethënë, vetëm presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, mund të dënohet me burgim deri në 12 vjet, sipas ligjeve të Italisë.
Pronari i Juventusit, Elkann është në telashe të mëdha dhe pyetja është se si do të përfundojë në fund e gjithë kjo histori. /G.D abcnews.al/