Agnelli dhe Juve janë të bindur se kanë vepruar sipas rregullave

schedule13:26 - 30 Nëntor, 2021

schedule 13:26 - 30 Nëntor, 2021

Pavarësisht tërmetit që po përfshin Juventusin, klubi mbetet i qetë dhe i sigurt për të sqaruar gjithçka, i bindur se ka vepruar në përputhje me rregullat.

Mëngjesin e djeshëm Andrea Agnelli foli me punonjësit pasi foli të shtunën e kaluar me ekipin, për të qetësuar të gjithë për çështjen e fitimeve kapitale. Gjithësesi, klubi juventin është ende duke u hetuar pasi mbi to hidhen disa akuza të ndryshme./h.ll/abcnews.al