Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Agjenti Shaljani në makinë me Gilmando Danin/ Pezullohet zinxhiri komandues i AMP

schedule10:50 - 12 Nëntor, 2025

schedule 10:50 - 12 Nëntor, 2025

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar zinxhirin komandues, pasi asgjenti i saj Muçi Shaljani ishte nën shoqërinë e Gilmando Danit, që u ekzekutua të martën një Rinas.

Plumbave të atentatit nuk i shpëtoi as agjenti i AMP. Ai aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën.

Të martën, kabineti i ministrisë së Brendshme reagoi për emisionin “Real Story” në ABC News ku sqaroi se Muçi Shaljani është marrë në punë në muajin shtator, kur ka qenë në detyrë drejtori i komanduar.

Ndërkaq shtoi se të gjitha rekrutimet e bëra po verifikohen.

Njoftimi i AMP: 

Nisur nga interesi i medias dhe ndjeshmëria e ngjarjes të ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, ku rezulton i përfshirë edhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani, i cili ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore, AMP ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në komunikimet në vijim do të bëhen me dije rezultatet e këtyre veprimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!