Davide Lippi, agjenti i lojtarit të Romës, Spinazzolës, ka folur për “SkySport” rreth klientit të tij se ende nuk dihet se kur do të futet në fushën e lojës.
“Spinazzola po punon shumë. Ai bëri një vizitë disa ditë më parë dhe mjeku i tij mbeti i mahnitur nga puna dhe gatishmëria e tij për tu kthyer në fushën e lojës.
Deri më sot nuk ka ende një datë fikse për rikthimin e tij, dëmtimi në themrën e “Akilit” ishte e rëndë, shpresojmë të rikthehet sa më shpejtë.”
Kujtojmë se Spinazzola pësi një dëmtim të rëndë me kombëtaren e tij italiane në EURO 2020./h.ll/abcnews.al