Milan do të përballet me PSG-në, sfidë e vlefshme për grupet e Champions League, ku në portën kundërshtare do të gjejë ish-gardianin e tyre, Donnarumma.
Agjenti i portierit italian, Enzo Raiola, është kthyer dhe njëherë rreth temës së largimit të Donnaruma drejt PSG-së në verën e vitit 2021 me parametra zero.
Raiola ka sulmuar ashpër kuqezinjtë, duke thënë se ishte faji i tyre që portieri u largua falas nga Milano.
“Milani e humbi Donnarumma me parametra zero për fajin e vet. Maldini i tha atij që klubi kishte transferuar Maignan. Donnarumma nuk do të largohej kurrë me parametra zero nga ai klub”, është shprehur agjenti lojtarit./h.ll/abcnews.al