Silas Wamangituka, sulmuesi 21-vjeçar i Stuttgart që shënoi 11 gola në 25 ndeshje në sezonin e fundi, nuk ekziston. Kjo është ajo që lojtari i tregoi klubit të tij, duke treguar se ish-agjenti i tij i ka ndërruar emrin dhe moshën.
Emri i vërtetë i sulmuesit është Silas Katompa Mvumpa dhe ai është një vit më i madh seç është shënuar nga ish-agjenti i tij, që çuditërisht kishte arritur të ndryshonte dokumentacionin identifikues dhe kartonin e të riut në FIFA për përfitime vetjake.
Tashmë Silas e ka ndërruar agjentin dhe falë menaxherit të ri dhe klubit të Stuttgart ai ka arritur të ndryshojë gjeneralitetet e tij dhe të shënojë emrin dhe moshën e vërtetë nga shteti i Kongos. Silas ka lindur më 6 tetor 1999. Vlera e tij në merkato është 25 milionë euro. /abcnews.al