Pas konfirmimit nga vetë mbrojtësi sllovak i Interit, Milan Skriniar për largimin në merkaton e verës, tashmë “zikaltërit” duhet të mendojnë dhe për anën e djathtë të mbrojtjes me Denzel Dumfries, i cili është shumë pranë kalimit në Premier League.
Sipas prestigjiozes italiane, “La Gazzeta dello Sport”, për mbrojtësin “tulipan”, në garë janë Manchester United dhe Chelsea, me agjentin e Dumfries që ka komunikuar me përfaqësuesit e këtyre klubeve, që në muajin janar.
“Zikaltërit” tashmë janë në pritje të ofertave dhe nuk do të lejojë që Dumfries të largohet nga “San Siro”, në rast se në arkat e Interit, nuk hidhen më pak më 50 milionë euro. /i.m /abcnews.al