Agjentët më të pasur: Një anglez mbi të gjithë, Mendes la pas Raiolën

schedule13:44 - 22 Tetor, 2019

schedule 13:44 - 22 Tetor, 2019

Forbes ka kryer një analizë në lidhje me agjentët e sporteve të ndryshme. Prestigjiozja amerikane ka bërë një renditje në bazë të komisioneve që përfitojnë agjentët e sportistëve. Në krye qëndron Jonathan Barnett, kreu i grupit “Stellar Group”.

Emra si Gareth Bale i Real Madrid, Saul Niguez i Atletico Madrid dhe Wojciech Szczesny i Juventusit bëjnë pjesë tek agjencia e anglezit, i cili përfiton 128 milionë dollarë komisione.

Në vend të dytë gjendet Scot Boras, agjenti i njohur i bejsbollit, i cili është pjesë e grupit “Boras Corporation”. 66-vjeçari kalifornian përfiton 118.8 milionë dollarë komisione, ndërsa pas tij renditet Jorge Mendes.

Renditja e agjentëve më të pasur

Portugezi ka pjesë të agjencisë “Gestifute”emra si Cristiano Ronaldo, Bernardo Silva, Ederson dhe James Rodriguez. 118 milionë dollarë përfiton ai nga komisionet e transferimeve të ndryshme.

Pesëshja e parë plotësohet nga Jeff Schwartz dhe Mino Raiola. Agjenti i basketbollit përfiton 72.5 milionë dollarë, ndërsa agjenti i famshëm i futbollit, i cili ka në pronësi emra si Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba. Gianluigi Donnarumma dhe Mario Balotelli, përfiton 0.3 milionë dollarë nga komisionet vjetore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!