Agjentët e policisë sulmojnë parlamentin e vendit

schedule11:42 - 21 Nëntor, 2018

schedule 11:42 - 21 Nëntor, 2018

Agjentët e policisë në Guinenë e Re kanë protestuar dhe sulmuar parlamentin e vendit pasi nuk kanë marrë pagat. Gjithashtu edhe qytetarë të shumtë manifestuan kundër shpenzimeve të mëdha për samitin “APEC”.

Kaos në kryeqytetin e Giunesë së Re, Port Moresby, për shkak të protestës së agjentëve të policisë dhe shërbimeve të burgjeve. Manifestuesit kanë sulmuar parlamentin e vendit pasi nuk kanë marrë pagat e tyre. Ata kanë hyrë më forcë duke thyer dritare, dëmtuar automjete dhe mobilje, ndërsa deputetët qëndronin të bllokuar brenda ndërtesës.

Janë regjistruar edhe grabitje. Port Moresby, përpara 48 orëve mirëpriste samitin e 21 liderëve të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik Azi-Paqësor “APEC”, në të cilin ka marrë pjesë edhe presidenti I Kinës, Xi JInping, nënpresidenti Amerikan Mike Pence dhe kryeministri japonez Shinzo Abe. Ndërkohë, shumë qytetarë të Guinesë së Re protestuan për shpenzimet e samitit “APEC”. Për eventin në fjalë janë blerë 40 Maserati dhe 3 Bentley, në një shtet me 60% nivel papunësie dhe probleme të shumta të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!