Agjentët e policisë përdorin “spraj djegës” kundër protestuesve

schedule09:45 - 20 Mars, 2019

schedule 09:45 - 20 Mars, 2019

Në kryeqytetin bullgar në Sofje, agjentët e policisë po përpiqeshin të shpërndanin një turmë njerëzish që protestonin para Parlamentit. Agjentët përdorën “spraj djegës, por mbetën vetë viktima të këtij gjesti. Agjentët e policisë nuk morën në konsideratë drejtimin nga frynte era, kështu që spraj ka përfunduar i gjithi në fytyrat e tyre. Sipas mediave, policia nuk është aspak eksperte për shkak të mungesës së trajnimit dhe ushtrimeve, pasi zakonisht protestat janë paqësore dhe policia nuk përdor masa të tilla./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!