Agjensia imobiliare “Malltezi”/ Si zbuloi SPAK apartamentet luksoze në 4 shtete perëndimore

schedule15:11 - 21 Shtator, 2024

schedule 15:11 - 21 Shtator, 2024

Hetimet për dosjen Partizani ku të përfshirë rezultojnë ish-kryeministri Berisha dhe dhëndëri I tij Jamarbër Malltezi, kanë zbuluar një numër të madh të pasurive që dyshohet se janë krijuar nga korrupsioni mes ish-kryeministrit dhe dhëndërit të tij. Përveç 26 pasurive në emër të Jamarbër Malltezit që tashmë janë vendosur në sekuestro me vendim të gjykatës, spak ka zbuluar edhe pasuri të tjera që Malltezi i ka blerë jashtë shqipërisë.

“Përgjatë viteve Jamarbër Malltezi konstatohet se ka blerë prona jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë shtetit në Europë për të cilat nuk gjenden gjurmë në deklaratat e pasurive”.

Në dosjen voluminoze të Prokurorisë së Posacme rezulton se Malltezi nga viti 2018 deri në vitin 2021 ka blerë pasuri të pa luajtshme të paktën në katër shtete të tjera. Kështu në dosje thuhet se, nga llogaria bankare e Malltezit janë kryer pagesa në drejtim të një banke në  Budapest të Hungarisë, për blerjen e një prone me vlerë 155 mijë euro. Po kështu trasferta nga llogaritë banker të Mallteit janë evidntuar edhe në Gjermani për blerje pasurish, si dhe pagesa për blerjen e një banesë me vlerë 395 mijë euro në Belgjikë por edhe blerje të një apartamenti në Roterdam të Holandës me vlerë 360 mijë euro për llogari të vajzës së Malltezit. SPAK ka dyshime se të gjitha këto pasuri nuk janë deklaruar nga familja e Malltezit përfshi edhe Argita Berishën, me qëllim për t’i fshehur ato.

“Argita Malltezi e cila është e vetmja nga familja Malltezi që bën deklarimin e pasurisë në respektim të ligjit nr.9049/2003 (bashkëshorti i saj ka deklaruar vetëm me periudha te caktuara si person i lidhur me të atin e vet), nuk deklaron të ardhurat, shpenzimet apo pasuritë e bashkëshortit dhe as pjesëmarrjen e tij si ortak në shoqërinë Homeplan sh.p.k., të cilat sipas Kodit të Familjes, i kanë në bashkëpronësi. Kjo bën që të humbasin gjurmët e të ardhurave të vërteta të familjes Malltezi apo shpenzimet e tyre reale, qoftë për pasuritë (blerje, mobilim, rikonstruksione) ashtu edhe për fëmijët e tyre”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!