TIRANË- Samiti i Procesit të Berlinit mbahet për herë të parë në rajon dhe mikpritëse e evenimentit të rëndësishme është zgjedhur Shqipëria. Ky samiti do të bëjë bashkë të hënën, të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.
Procesi i Berlinit është një iniciativë, e cila synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, por dhe dhënin ndihmë që ky rajon t’i afrohet sa më parë familjes së madhe europiane.
Në agjendën, të cilën e ka publikuar zyra për shtyp e kryeministrisë, pritet që liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së, të fokusohen në dy tema kryesore, përkatësisht; Integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE, dhe mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor.
Po ashtu pritet të nënshkruhen marrëveshje rajonale për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale, si një hap, i cili kontribuon në zgjerimin e tregut të punës në Ballkanin Perëndimor. Të pranishmit e Samitit do të marrin pjesë në dy evenimente të tjera: përurimi i Kolegjit të Europës në Tiranë dhe në mbrëmje, do të marrin pjesë tek ceremonia e inaugurimit të Piramidës.
Agjenda e plotë e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë:
- Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve
- Në orën 11:30 fjala hapëse
- Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE
- Në orën 13:30 fotografia familjare.
- Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe digjital në Ballkanin Perëndimor
- Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë
- Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional
- Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp
- Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës/ n.m.abcnews.al